De Gea vë kusht për rinovimin: Dua po aq sa ç’merr Aleksis Sançez

David De Gea është prej vitesh një ndër lojtarët më të mirë të Mançester Junajtid. Portieri spanjoll ka qenë objektiv për shumë klube, por në fund “djajtë e kuq” ia kanë dalë ta mbajnë në Angli.

Megjithatë, vera e ardhshme pritet të sjellë një situatë shumë të komplikuar për klubin e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer. Sipas së përditshmes britanike “The Daily Telegraph”, De Gea ka kërkuar një pagë rekord në këmbim të rinovimit të kontratës së tij që mbaron në qershorin e 2020-ës.

Shuma që kërkon 28-vjeçari është 500 mijë paundë në javë, një pagë kjo më shumë se dyfishi i asaj që portieri përfiton aktualisht dhe e barabartë me atë që po përfiton aktualisht Aleksis Sançez, i cili është aktualisht lojtari më i paguar i kampionatit anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *