Daja mendon për Tiranën, por do i duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin

0

Flamurtari nuk po kalon një moment të mirë dhe do të kërkojë që në ndeshjen e fundit të fazës së parë të bëjë një kthesë të domosdoshme. Me vetëm 4 pikë në 5 ndeshje kuqezinjtë e shohin kreun tani shumë pikë larg dhe ndaj Tiranës nuk pranohet më një hapa tjetër fals.

Trajneri Daja ishte mjaft i menduar pas ndeshjes me Kamzën, teksa për disa minuta nuk shkoi në dhomat e zhveshjes, por tani vëmendja është vetëm tek takimi me ish-skuadrën e tij. Edhe bardheblutë nuk janë në një moment aspak të mirë, pasi kanë vetëm 8 pikë në 8 javë. Daja e di se një tjetër hap i gabuar do të ishte vërtetë i tepërt për vlonjatët.

Për ndeshjen e javës së nëntë Daja duhet t’i bëjë llogaritë pa Emijano Mustën. 26-vjeçari ishte autori i golit të dytë në Kamzë, por takimin  radhës duhet ta ndjekë nga tribuna, pasi kartoni i verdhë i marrë në takimin me skuadrën nga periferia e kryeqytetit ishte i katërti për mbrojtësin. Musta ka qenë një titullar fiks këtë edicion, pasi ka luajtur në 8 takime, 7 prej të cilave nga minuta e parë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.