Cungu: Nuk preferoj dhurata nga të tjerët, Rexhinaldo po bën mirë  

0

Trajneri i Kukësit Armando Cungu ishte i lumtur për suksesin pas ndeshjes me Laçin duke mos nguruar që t’ia dedikojë lojtarëve këtë ndeshje. Numri një i stolit kuksian theksoi për “Supersport” se kjo ndeshje tregoi dhe një herë tjetër se skuadra e tij ka forcë karakteri.

NDESHJA – “Ka ndryshuar para dhomave të zhveshjes jo në dhomat e zhveshje skuadra. Kundërshtari ishte agresiv në 30 minuta e para, fitoi dhe disa dyluftime dhe na mbajti në gjysmëfushën tonë. Duke parë këtë situatë ndryshova vendosje dhe në 15 minuta e fundit të pjesë së parë dolëm në lojën tonë. Në pjesën e dytë ishte vazhdimësia e atij 15 minutëshi. Është diçka që na ndodh gati në çdo ndeshje. Ekipi ishte dominues në pjesën e dytë. Me pak qetësi mund të kishim dyfishuar, pasi me 1-0 nuk është asgjë e sigurt”.

RXHINALDO – “Ai po punon mirë, edhe pse nuk po shënon. Nuk është e thënë të shënosh çdo ndeshje pavarësisht dëshirës. Po i ndihmon lojtarët e krahëve, sidomos Uilliamit, që po shënon. Po i krijon hapësira lojtarëve të tjerë dhe për mua është shumë mirë dhe jemi të kënaqur me atë çfarë po jep në fushën e lojës”.

DHURATË NGA PARTIZANI – SKËNDERBEU? “Nuk preferoj të marr dhurata, dhuratë për mua ishte fitorja sot. Ja dedikoj djemve pasi bënë një ndeshje të mirë. Është një tjetër tregues se kemi forcë karakteri dhe kjo duhet të përshëndetet. Na kënaq për atë që skuadra jep në fushën e lojës”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.