Shameti: E bllokuam Laçin. Partizani-Skënderbeu? “X”-i na leverdis

0

Ylli Shameti pati një problem në ndeshjen me Laçin, por shpreson që të jetë gati për takimin e radhës me Flamurtarin. Gjirokastriti në “Supersport” analizoi takimin me kurbinasit dhe u shpreh se në pjesën e dytë kanë bërë ndeshjen më të mirë deri më tani.

“Ata morën zemër në fillim, por nuk kishin raste. Pjesa e parë u luajt në mesfushë, portat nuk u rrezikuan. Bëmë një ndeshje të mirë në aspektin taktik. Nuk e lamë kundërshtarin të na rrezikonte. Pjesën e dytë bëmë një nga ndeshjet më të mira, si në raste, ashtu edhe në realizimin e golit. Janë tre pikë në transfertë dhe na japin motivim”.

“Mbrojtja? Nuk i ndaj repartet. Cuculi ka eksperiencë, dihen vlerat e tij. Të gjithë luajtëm mirë. kur luajmë kompakt, rezultati është më i thjeshtë. Me rëndësi është t’i shfrytëzojmë rastet”.

“Dëmtimi? Kam pasur një dëmtim me Tiranën, një zgjatje ligamenti. Nuk i kam lënë kohë sa duhet. Sot pata nja ngacmim të lehtë. Shpresoj të jem për ndeshjen e radhës”.

“Partizani-Skënderbeu? Barazimi mes tyre na vlen ne. Fakti që luajmë jashtë ne penalizon. Shpresoj  të ketë sa më pak transferta. Ky kampionat është i fortë, merr pikë kudo. Por edhe mund të të marrin maksimumin edhe të tjerët në fushën tënde”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.