Bylisi dhe Luftëtari shënojnë katër gola në miqësoren mes tyre

0

Sot në Ballsh, është luajtur një ndeshje miqësore mes Bylisit dhe Luftëtarit, me të dyja skuadrat që e kanë shfrytëzuar mesjavën për të bërë një ndeshje kontrolli.

Duke pasur parasysh që asnjëra nga skuadrat nuk është në Kupën e Shqipërisë, të dy trajnerët kanë vendosur që të aktivizojnë lojtarët titullarë, në mënyrë që të ruhet gjendja e tyre fizike.

Kjo sfidë miqësore është mbyllur me rezultatin e barabartë 2-2 dhe në fushën e lojës, u pa një ndeshje shumë e bukur. Murataj dhe Jaupaj shënuan për Bylisin, ndërsa autorët e golave të Luftëtari ishin Uarden dhe Ymeraj.

Miqësore

Bylis – Luftëtari  2-2
Shënues: Murataj 30’, Jaupaj 76’ / Uarden 20, Ymeraj 50’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.