Bylis e Tomori bëhen miq, një miqësore për të harruar inatet

0

Sezonin e shkuar Bylisi e Tomori patën debate shumë të ashpra në distancë dhe përplasje të ashpra në fushë, duke shkuar deri te kërcënimet, të paktën në nivel mediatik.

Megjithatë, koha është ilaçi më i mirë dhe si zakonisht na bien shpejt nervat. Këtë sezon gjithçka ka ndryshuar dhe Bylisi e Tomori nuk janë më armiq.

Në fillim të këtij muaji Bylisi fitoi në Berat dhe këtë sezon janë zhvilluar edhe dy ndeshje kupe, duke mos u regjistruar asnjë problem, brenda e jashtë fushe.

Këtë të shtunë në Ballsh do të zhvillohet edhe një miqësore mes dy ekipeve, si për të vulosur kthimin e paqes, në një moment pushimi, sepse këtë fundjavë Kategoria e Parë imiton Superioren, duke u ndalur për shkak të ndeshjeve të kombëtares.

Ndoshta rol në këtë ulje tensioni ka edhe trajneri Bledar Devolli, i cili ka punuar më parë në Ballsh dhe ka miq në të dy krahët.

Edi Spahiu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.