VIDEO | “Pushtimi” skocez, tifozët miq dhurojnë spektakël në kryeqytet

Nëse flasim për tifozeri, mbështetësit kuqezi janë ata që kanë treguar se janë të gatshëm që ta mbështesin skuadrën edhe në fund të botës. Edhe në vendet më të largëta edhe në kushtet më të vështira atmosferike, ata kanë qenë gjithnjë aty në mbështetje të ngjyrave kuqezi.

Gjithsesi, paraqitja në ndeshjet e fundi i ka zhgënjyer jo pak tifozët, të cilët ndeshje pas ndeshje janë pakësuar. Në ndeshjen me Skocinë numri i biletave të shitur është i ulët, ndërsa krejt e kundërta ndodh me tifozerinë skoceze, që prej pak ditësh kanë mbushur rrugët e Tiranës. Vështirë që të mos keni rastisur në rrugë ndonjë skocez, i cili bën dallim nga pjesa tjetër e komunitetit, për shkak të veshjes tradicionale.

Nuk kanë munguar dhe momentet kur kanë dhuruar spektakël në rrugët e kryeqytetit, apo dhe në sheshin “Skënderbeu” këngë, lojëra dhe shumë momente humori. Një “pushim” i vogël nga skocezët, të cilët kanë sjellë pak gjallëri, ndonëse temperaturat sa vijnë e ulen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online