Bregu: Kush vjen në Korçë mësohet me mentalitet kampioni, mirënjohje për duartrokitjet

0

Dejvi Bregu u rikthye për të parën herë si kundërshtar në Gjirokastër. Vlonjati spikati tek bluzinjtë, por dje arriti që të merrte maksimumin si kundërshtar. Nuk u kursyen gjirokastritët me duartrokitjet e tyre si para dhe gjatë ndeshjes dhe për këtë gjë vlonajti u shpreh mjaft i lumtur për mediat për këtë vlerësim: “Jam shumë krenar për duartrokitjet, pasi është një tregues se jam rritur shumë në nivel profesional. Gjirokastra tregon se është mirënjohëse ndaj meje, por dhe unë i jam shumë mirënjohës”.

Edhe pse me shumë ndryshime nga edicioni i shkuar, Skënderbeu mbetet i njëjti, ai me mentalitet fituesi. Edhe Bregu e veçon këtë pjesë teksa thekson se çdo lojtar që shkon në Korçë mësohet me statusin e fituesit: “Çdo njeri që vjen këtu mësohet me mentalitetin e kampionit dhe ecën me ritmin e kampionit. Duket në fushë që kemi një ritëm tjetër nga skuadrat e tjera. Kjo tregon dhe forcën tonë reale në fushë”.

Juglindorët i kanë mundur rivalët direkt për titull, por Bregu nuk preferon të shohë aq larg dhe tregon se objektivi i skuadrës së tij është vetëm ndeshja e radhës: “Ne flasim në fushë, objektivi ynë është që t’i marrim ndeshjet një e nga një. Ne nuk shohin fundin e kampionatit, por vetëm ndeshjen e radhës. Dua të falënderoj dhe tifozët që gjithnjë kanë qenë me ne”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.