Borxhi ndaj sanitares, përmbaruesi: Kallëzim penal për Refik Halilin, Tirana nuk as NIPT

0

Nuk është diçka që nuk dihej, te Tirana borxhet e së shkuarës janë ende një barrë dhe së fundmi klubi bardheblu ka përfunduar në emisionin investigativ “Stop” në “TV Klan”. Mimoza Qyra, ish-punonjëse e klubit kryeqytetas, kërkon pagat e prapambetura.

Gjatë periudhës që klubi administrohej nga Bashkia, zonja në fjalë nuk është paguar nëntë muaj. Për këtë i është drejtuar gjykatës dhe ka fituar çështjen edhe në Apel. Prej vitit 2015 është marrë vendimi i formës së prerë, por ende nuk është ekzekutuar.

Qyra, ka një mesazh për presidentin Halili: “Ky është presidenti i i klub Tiranës, Refik Halili quhet. T’i flasim këtij? O shoku drejtor, më jep lekët se kam fituar gjyqin. Kam tre vjet që pres lekët e tuaja. O drejtor, të lutem m’i jep ato lekët e mia, djersën time. Kam punuar kaq vite këtu, më ke pirë gjakun, më ka hyrë reumatizma deri në kockë. Dua lekët e mia”.

Një sqarim për këtë çështje e ka bërë edhe përmbaruesi Pjetër Caka: “Në qoftë se nuk ka pasur nuk ke si e gjykon. Pavarësisht se është një klub, biznes futbolli, nëpër banka nuk rezulton të ketë lekë. Edhe për këtë është bërë një kallëzim penal për zotërinë, për vetë presidentin e klubit të futbollit. Klubi i futbollit ka një NIPT dhe ne i referohemi NIPT-it. Nuk rezulton të ketë, gjithmonë kanë qenë të bllokuara edhe nga përmbaruesit e tjerë privatë. Po të kishte lekë në llogari ne e kishim bërë. Neve jemi të detyruar të përsërisim herë pas here sekuestron, nëse ka apo, por nuk kemi çfarë të bëjmë më gjatë. Edhe kallëzim penal, që mund të ketë fshehje pasurie, i kam bërë. Tani nuk e di çfarë të them”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.