VIDEO | “Niko Dovana” si Big Brother, kamera sigurie në çdo cep

Ligji i ri për Sportin ka kthyer në detyrim vendosjen e kamerave të sigurisë në stadiumet shqiptare. Klubet kanë reaguar për të plotësuar këtë kusht, pasi sikurse dihet tashmë Policia e Shtetit qëndron vetëm në ambientet e jashtme të stadiumeve.

Ndryshon situata kur ka ndeshje me tension të lartë, kur forcat e rendit pozicionohen edhe në tunelet e stadiumit. E gjitha për të shuar ndonjë incident. Por, tanimë tifozët janë të kontrolluar dhe së fundmi edhe në stadiumin “Niko Dovana” janë montuar kamerat e sigurisë.

BBS SECURITY ka instaluar në stadiumin e Teutës kamerat, teksa në dhomën e sigurisë së stadiumit oficerët e Policisë mund të kontrollojnë gjithçka ndodh. Një ndihmë e madhe për të parandaluar incidentet, por edhe për të identifikuar ata që janë problematikë.

I gjithë perimetri i stadiumit është i mbuluar me kamera, ndërkohë që sigurohen pamjet në çdo hyrje, në ambientet e brendshme të stadiumit, në tribunën kryesore dhe në dy “xhepat” e saj, por edhe në tribunat pas porte dhe përkarshi. E gjitha kjo shihet qartë edhe në videon e mëposhtme që ju sjell “SportEskpres.com”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online