Bonuçi merr kritika të ashpra: Nuk na lejohen paraqitje të tilla

Leonardo Bonuçi ishte qershi mbi tortë për merkaton verore të Milanit, por edhe qendërmbrojtësi, ashtu si gjithë skuadra, u paraqit shumë dobët dje ndaj Lacios, aq sa mediat italiane e kanë “fundosur”, duke i vendosur notën 4.

Ish-mbrojtësi i Juventusit merr përsipër përgjegjësinë që i takon dhe pas ndeshjes deklaroi: “Nuk dhamë më të mirën tonë, nuk kemi ç’të themi. Duhet kohë për t’u përmirësuar, u futëm në panik në rastin e parë që hasëm vështirësi. Lacio është një skuadër e bashkuar, ne ende jo, por pak mungon që të bëhemi edhe ne skuadër dhe të evitojmë humbje të tilla.

“Duhet të rritemi, jemi një skuadër e re, është detyra ime dhe e më të moshuarve që të tregojnë rrugën për të mbetur gjithnjë skuadër dhe për të mos lejuar paraqitje të tilla, figura të shëmtuara si kjo. Skuadra është e dëshpëruar, natyrisht, por duhet të përveshim mëngët dhe të mendojmë për të enjten. Askush nuk të dhuron gjë, duhet më shumë uri në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *