Partizani në “karantinë”, të gjithë të grumbulluar

Ka humbje e humbje, por natyrisht që Partizanin e ka tronditur keq dështimi i djeshëm ndaj Laçit, sepse ishte ndeshja e parë e një sezoni ky synohet vetëm titulli dhe në një “Selman Stërmasi” thuajse të mbushur nga tifozët entuziastë pritej një fillim krejt ndryshe.

Dëshpërimi ishte i dukshëm te të gjithë pas ndeshjes, ndërsa drejtuesit e klubit nuk janë mjaftuar me kritikat ndaj skuadrës, sepse lojtarëve u është komunikuar menjëherë grumbullimi pa afat.

Asnjë lëvizje nga hoteli i zgjedhur nga klubi, asnjë kthim në shtëpi, një ndëshkim shembullor për një skuadër të ndërtuar me shpenzime të mëdha, që të paktën në ndeshje me ekipe inferiore nuk duhet të vuajë kaq shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online