Boateng: Vetëm dy lojtarë e kanë të sigurt formacionin te Bajerni

0

Zherom Boateng ka folur “pa dorashka” në një intervistë me “Sky Sports”, ku ka shpjeguar se te kampionët e Gjermanisë ka një konkurrencë të jashtëzakonshme për formacionin titullar. Por, qendërmbrojtësi e pranon se ka dy lojtarë që bëjnë përjashtim.

“Kemi në ekip shumë lojtarë të mirë, lojtarë që luajnë të gjithë në nivel kombëtaresh. Çdo pozicion te ne është i dubluar. Çdokush do marrë minuta të mjaftueshme përgjatë sezonit. Nuk shikoj ndonjë lojtar që e ka të sigurt formacionin, përveç Manuel Nojerit dhe Robert Levandovskit”, tha qendërmbrojtësi.

Ky sezon nuk ka nisur në mënyrën më ideale për Boateng, i cili i është dashur të përballet me kritikat e vazhdueshme të shtypit gjerman. Së fundmi, Niko Kovaç i ka besuar dyshes së mbrojtjes Humels-Syle duke e lënë të treti në radhë 31-vjeçarin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.