Bizhdili i ashpër: Ky, mësimi më i keq në këtë sezon!

0

Te skuadra e Besës nuk është kapërdirë lehtë ngjarja e bujshme në ndeshjen me Egnatian. Kavajasit ishin në humbje për 45 minutat e para, por në të dytën erdhi transformimi dhe në fund ndeshja u fitua 3-2. Kjo fitore me aromë tolerimi ka sjellë reagime nga të dyja skuadrat, ku më parë presidenti i Egnatias, Beqir Nuredini, njëherësh edhe kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës, ka hedhur poshtë akuzat se skuadra e tij e ka toleruar Besën.

Ndërkaq, në stafin drejtues e teknik të Besës, kjo ndeshje nuk është përcjellë me nota shumë pozitive, edhe pse vlejti tri pikët. Në deklarimin e tij për SportEkspres.com, presidenti Nexhat Bizhdili sqaron se nga ana e tyre nuk është folur asnjëherë për tolerime me skuadrën.

“Askush nuk mund të na akuzojë se ne kemi kërkuar tolerim nga Egnatia. Nëse ata kanë dashur ta bëjnë, është problemi i brendshëm i tyre, jo i yni”, kështu theksoi presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

Këtë rezultat ai e quan si mësimin më të keq për skuadrën e tij dhe njëherësh ai kërkon që Besa të besojë më shumë te kapacitetet e veta. “Ne jemi skuadër për Superiore dhe ndeshja me Egnatian do mbetet mësimi më i keq në këtë sezon. Jemi një skuadër që duhet të besojmë më shumë te vetja, sepse vetëm kështu do të jemi më të sigurtë për ngjitjen tonë në Kategorinë Superiore”, deklaroi më pas presidenti i Besës.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg