Besa pazar në Berat, kërkon të rrëmbejë kapitenin

Mungesa e tij gjatë seancës së ditës së premte pasdite ka nënkuptuar shumë rreth një lëvizje të mundshme

0

Tomori mund të humbasë kapitenin e vet Ervis Çaço këtë janar, çka do ishte një goditje e rëndë, sepse është aktualisht një nga futbollistët më të mirë dhe me më shumë eksperiencë tek skuadra beratase.

Gjithçka lidhet me financat, sepse në drejtim të tij ka ardhur një ofertë financiare për t’u marrë në konsideratë, që do të thotë se është më e mirë se ajo kontratë aktuale që ka tek skuadra beratase.

Çaço ka një kontribut të cmuar dhe vlerësohet për eksperiencën e tij të madhe tek Tomori, ndaj mban në të njëjtën kohë edhe shiritin e kapitenit tek beratasit në këtë kampionat, ndaj një largim i mundshëm të tij do të trondiste jashtëzakonisht skuadrën beratase dhe planet e teknikut Dule.

Mungesa e tij gjatë seancës së ditës së premte pasdite ka nënkuptuar shumë rreth një lëvizje të mundshme të kapitenit, që të paktën mban me shpresë drejtuesit beratas për sa kohë që largimi i tij ende nuk është bërë de facto, për sa kohë nga klubi dhe vetë futbollisti nuk  ka një njoftim zyrtar, që do të thotë se letrat apo kartoni i federimit ende nuk janë tërhequr nga Tomori.

EDI SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.