Bekam e nis vrullshëm, nënshkruan me të ardhmen e Argjentinës!

0

Inter Miami është ekipi më i ri që do t’i bashkohet MLS-së, sepse duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit në SHBA.

Presidenti i klubit më të ri në SHBA, siç dihet nga të gjithë është Dejvid Bekam, me legjendën angleze që ka premtuar që në fillim të projektit që do të ndërtojë një ekip dinjitoz.

Bekam duket se e ka mbajtur fjalën dhe së fundmi Inter Miami ka bërë një goditje të madhe në merkato, pasi ka arritur marrëveshjen me Estudiantes për transferimin e Matias Pelegrinit.

Ky i fundit konsiderohet si një ndër talentet më të mëdha në Argjentinë, me Inter Miamin që do të paguajë plot 10 milionë dollarë për shërbimet e 19-vjeçarit. Pelegrini shihet si një ndër lojtarët më premtues dhe si e ardhmja e Argjentinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.