Barela i Romës, presidenti i Kaljarit zbulon prapaskenën

0

Tomazo Xhulini, presidenti i Kaljarit, ka folur për mesfushorin Nikolo Barela, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e Romës. Numri një i klubit italian tregon se kishte një marrëveshje me Interin, por zikaltrit më pas nuk u bënë të gjallë.

Kështu ata kanë biseduar me Romën dhe është mbyllur gjithçka. Tani mbetet që Barela të ndajë mendjen se çfarë është më e mira për të.  “Kisha një marrëveshje me Interin që prej 11 qershorit. Gjithçka mungonte ishin bonuset dhe prej 20 ditësh ata u zhdukën”, tregon Xhulini për SKy Sport.

Më tej ai shton: “Tani kam mbyllur marrëveshjen me Romën, kam pranuar ofertën dhe ka një akord të plotë. Barela do të vendosë për dy ditë, pasi të refektojë mirë”. Kjo lëvizje e Romës është mjaft e zgjuar, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një nga mesfushorët më të mirë që po qarkullon në kampionatin italian.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.