Barcelona nuk ndalet, gati të realizojë “kryeveprën” e radhës

0

Barcelona nuk ndërmend të ndalet në merkato. Pasi siguruan shërbimet e Frenki De Jong për sezonin e ardhshëm, spanjollët duan të bëjnë të njëjtën gjë me Matijs De Ligt.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Ajaksit është ndër më të kërkuarit e lojtarit dhe Barcelona po punon fort të arritur akordin me të. Ai ka një çmim, Ajaksi kërkon 60 milionë euro dhe, siç raporton “Marca”, katalanasit janë gati të paguajnë shumën dhe të fitojnë konkurrencën me Juventusin dhe shumë klube të tjera.

Matijs De Ligt

Tashmë mbetet akordi me lojtarin, por ka një problem. Agjenti i 19-vjeçarit të talentuar është Mino Rajola dhe ai njihet për kërkesat e larta, duke nisur nga rroga dhe klauzolat e shumta. Barcelona është gati ta kalojë dhe këtë provë dhe shpreson që në sezonin e ardhshëm De Jong dhe De Ligt të luajnë përsëri në të njëjtin ekip.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.