Barcelona “fut hundët” sërish, garë me Romën për një italian

Domeniko Berardi është një objektiv i Romës, por siç citon katalanasja “Sport”, për sulmuesin e Sasuolos është e interesuar dhe Barcelona. Sulmuesi 24-vjeçar është një dëshirë e trajnerit Di Françesko, i cili e ka trajnuar te Sasuolo, por ai preferohet dhe nga Barcelona, që e sheh si një alternativë të mirë të Luis Suarez.

Marrëdhëniet mes klubit spanjoll dhe Sasuolos janë të mira dhe diçka të tillë e demonstron dhe huazimi i Marlon tek ekipi i De Zerbit.

Berardi ka një çmim që varion nga 25-30 milionë euro dhe kontrata e tij me Sasuolon skadon në vitin 2022. Barcelona nuk e ka problem të paguajë një shifër të tillë, ashtu siç nuk e ka problem të konkurrojë në merkato me Romën.

Rasti i Malkom është i freskët dhe Berardi mund të sjellë përplasjen e dytë të dy klubeve. Monki është i paralajmëruar dhe do tentojë të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me lojtarin dhe klubin e Sasuolos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *