Barça zbulon një talent në kupë, por dëmtohet Malkom

Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve për 1/16-at e finaleve në Kupën e Mbretit në Spanjë. Asnjë surprizë, si zakonisht, pasi sistemi i Kupës nuk lejon befasi: luhet më vajtje-ardhje dhe klubet elitare përballen me rivalë nga divizionet e ulëta.

Barcelona fitoi kthimin kundër Leonesas 4-1 dhe ishte një rast për shumë lojtarë stoli të gjenin minuta.

Rakitiç dha 3 asiste dhe Denis Suarez shënoi 2 gola  këto ishin veçantitë e mbrëmjes në Camp Nou, por jo vetëm kaq. Malkom shënoi një gol dhe doli i dëmtuar dhe duke qarë në fundin e ndeshjes, ndërsa debutoi i riu Riki Puig dhe dha një asist  Fillim i mbarë për një talent të madh, i cili ka kohë që flitet se do të ketë të ardhme të shkëlqyer.

Në ndeshjet e tjera Atletiko e Madridit fitoi 4-0 ndaj Sant Andreut dhe shënoi edhe Kaliniç, ndërsa Sevilja vuajti shumë për të mposhtur Vijanovensen, sepse pas barazimit pa gola në vajtje, fitoi 1-0 në kthim me një gol nga Andre Silva, i cili në fillim të pjesës së dytë shënoi pasi humbi fillimisht penalltinë.

Vijareali regjistroi fitoren e mbrëmjes, 8-0 ndaj Almerisë, me 4 gola nga Ekambi dhe 2 nga Karlos Baka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *