Baloteli shfryn dufin: Nuk jam robot, as epidemi!

0

Mario Baloteli përbën gjithnjë lajm, çfarëdo që të bëjë apo të mos bëjë. Sulmuesi italian ka kohë që nuk luan në kombëtare dhe është gjithnjë në qendër të debateve, duhet të kthehet apo jo.

Kritikat ndaj tij nuk kanë munguar kurrë, por disa prej tyre e kanë lënduar jashtë mase yllin e Marsejës, i cili ka reaguar në Instagram, duke shfryrë ndaj atyre që e kritikojnë tej mase, edhe kur nuk bën asgjë të keqe.

“E keni menduar ndonjëherë se ndoshta, ndoshta kurrë, por do të nevojiten edhe unë një ditë dhe do jem gati, si gjithnjë, edhe pse keni vite që më fyeni, ofendoni, nënvlerësoni?  E keni menduar që ndoshta jam lodhur dhe do refuzoj të shkoj në kombëtare? Nuk jam robot, as epidemi dhe as idiot… Shpesh dëgjoj gjëra që më tërbojnë dhe nuk ndihem për të shmangur tensione të kota, por po shoh që gjithçka po akumulohet dhe po lodhem”.

Mancini IMAGE

Më respektoni sa e respektoj dhe e dua unë Italinë dhe do jemi në rrugë të mbarë. Nuk pretendoj të më doni, përkëdhelni apo të më konsideroni fenomen, por vetëm pak respekt me mjafton, sepse nuk po bëj asgjë për të mos e merituar. Kaq mjafton që të jap më të mirën time”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.