Tifozët e Interit në delir, projektohet rikthimi i bujshëm

Mateo Kovaçiç është një ndër emrat më të dashur për tifozët zikaltër, me kroatin që e la Interin disa sezone më parë, pasi kaloi në radhët e Realit të Madridit. Aktualisht, kroati është i huazuar te Çelsi. Gjithsesi, ditën e sotme, lajmi se 24-vjeçari mund të rikthehet tek Interi ka bërë bujë të madhe.

Mediat italiane kanë raportuar se agjenti Mario Mamiç, i ka ofruar klientin e tij drejtuesve zikaltër. Sipas mediave, thuhet se menaxheri i lojtarit është në kontakte me Interin, ku ka biseduar me Pier Auzilion si dhe Bepe Marotën.

Bëhet me dije se Kovaçic mund të kalojë tek Interi me formën e huazimit, ku në fund të sezonit të ardhshëm zikaltrit të kenë edhe të drejtën e blerjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online