Bale: Ronaldo? Sa shumë gënjeshtra!

0

Kur Gareth Bale e Cristiano Ronaldo luanin së bashku te Real Madridi, spekulohej shpesh mbi marrëdhënien e tyre, aq sa shkohej deri aty sa të thuhej se y yjet e futbollit nuk shkonin aspak mirë, për shkak të xhelozisë mes tyre dhe garës për të qenë “gjeli” i ekipit.

Tani uellsiani zbulon si ka qenë realisht marrëdhënia e tij me yllin aktul të Juventusit.

Në një emision të BT Sport, “What I Wore”, ku futbollisti flet për fanellat e karrierës së vet, Bale ka folur për Ronaldon: “Lojtar i jashtëzakonshëm, e kam shijuar në maksimum të luajturit me të. Natyrisht, ka pasur shumë gënjeshtra, media është munduar të trumbetojë gjithë ato probleme, që nuk ekzistonin realisht. Kishim marrëdhënie shumë të mirë, Ronaldo është një lojtar i pabesueshëm, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për Realin, mjafton të shohësh sa gola ka shënuar”.

Bale ka folur edhe për idhujt e fëmijërisë, duke veçuar trajnerin e tij tek Uellsi në këtë moment: “Shihja shpesh Arsenalin, ishte një skuadër e madhe. Thierry Henry e Dennis Bergkamp ishin të mrekullueshëm. Gjithashtu, jam rritur duke adhuruar Ryan Giggs, ai ka pasur një ndikim të pabesueshëm, ishte heroi im! Natyrisht, ishte modeli im, kënaqesha kur e shihja të luante“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.