Shqiptari i parë i Zvicrës, Milaim Rama tregon rrugëtimin e tij

Prej vitesh përfaqësuesja zvicerane ka në gjirin e saj lojtarë me origjinë shqiptare. Megjithatë i pari që nisi këtë trend ka qenë Milaim Rama në vitin 2003. Sulmuesi luajti vetëm shtatë ndeshje me përfaqësuesen helvete, por kur kthen kokën pas ndihet krenar për ato paraqitje.

Në një intervistë për të medien zvicerane “Blick”, Rama tregon rrethanat në të cilat erdhi ftesa nga trajneri Këbi Kuhn dhe rrugëtimin e tij në Zvicër që filloi nga kategoria e pestë dhe kulminoi me ngritjen në kategorinë e parë disa vite më vone me skuadrën e Tunit.

“Kam qenë i pari shqiptar që kam luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës. Pas meje erdhi Valon Behrami dhe më pas djemtë e tjerë. Mendoj se dhe për ata ka qenë një ëndërr e bërë realitet”.

KISHTE INTERES NGA SHQIPËRIA ? – “Federata e Shqipërisë më kontaktoi, por asnjë herë nuk u bë një gjë konkrete. Kur më erdhi ftesa nga Zvicra e pranova menjëherë. Më mbush me krenari fakti që kam luajtur shtatë herë për kombëtaren e Zvicrës. Do t’i jem përjetë mirënjohës trajnerit Këbi Kuhn”.

“Kurrë nuk e kisha përfytyruar se një ditë do të luaja për Zvicrën. U rrita në Kosovë, më pas kur erdha në Zvicër fillova të luaja për një ekip të kategorisë së pestë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, mu duk si një mrekulli kur më kërkoi klubi i Tunit. Në vitin 2002 ekipi jonë kaloi nga kategoria e dytë në të parën. Goli që shënova në ndeshjen e play-off ndaj Vinterthurit është goli më i rëndësishëm i karrierës sime”.

SI U PRITE SI SHQIPTARI I PARË I ZVICRËS – “Më pritën shumë mirë. Nuk u thirra nga Zvicra për shkak të kombësisë sime, e fitova atë ftesë falë golave të mi”.

FESTIMET ME SHQIPONJË TË XHAKËS E SHAQIRIT – “Ajo ndeshje kishte shumë emocione. Lojtarët nuk menduan për pasojat e mundshme. Presioni që ke kur shënon në një ndeshje të tillë është shumë i madh. Festimi me Shqiponjë bëri shumë shqiptarë krenarë, por akoma dhe më i madh ishte gëzimi i fitores. Nëse do të kishim fituar ndaj Suedisë, nuk do të flitej më për çështjen e festimit”.

ME ÇFARË MERRENI TANI? – “Tani punoj në industrinë e sigurimeve, ndërsa si profesion të dytë kam atë të agjentit të lojtarëve. Vazhdoj të luaj futboll me një ekip amator, por tani nuk shënoj gola, pasi kam bërë plot gjatë karrierës sime”, përfundoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online