Bajerni heq dorë nga Sane, hidhet në sulm për yllin e Barçës!

0

Bajerni i Mynihut është përfolur për transferimin e Leroj Sane së fundmi, me bavarezët që duken se kanë hasur një rezistencë të fortë të Mançester Sitit dhe tashmë sipas gjasave kanë hequr dorë nga gjermani.

Diçka të tillë e konfirmon “Bild” që gjithashtu shton edhe faktin se bavarezët janë hedhur në sulm për një tjetër lojtar, i cili ka pak a shumë karakteristikat e Sanes.

Bëhet fjalë për Usman Dembele. Francezi duket se është objektivi i ri i Bajernit. Sulmuesi anësor nuk ndihet i lumtur te Barcelona, me këta të fundit që nuk do të ishin kundër një shitje të mundshme.

Kontaktet e para pritet të nisin në ditët në vijim. Gjermanët e shohin veten të avantazhuar, teksa kujtojmë që Dembele e njeh Bundesligan, si dhe te Bajerni do të gjente edhe shokun e tij në Kombëtare, Kingslej Koman.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.