Edhe Pollozhani drejt largimit, zbulohet destinacioni

Artim Pollozhani mbylli sezonin e dytë te Flamurtari dhe ashtu si shokët e tij të skuadrës pret që vlonjatët ta shlyejnë. Futbollisti me përvojë e ka thënë në të shkuarën se kontrata që ka me kuqezinjtë është garancia më e madhe dhe beson se administratori Sinan Idrizi do të t’u përgjigjet në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara.

Pollozhani gjatë kësaj periudhe po mendon edhe për vazhdimësinë e karrierës së tij. Edhe pse para pak ditësh ka mbushur 37 vjeç, mbrojtësi qendror mendon të mos e mbyllë me futbollin e luajtur dhe në Maqedoninë e Veriut ka një propozim për të.

Trim&Lum Struga është skuadra që kërkon shërbimet e Pollozhanit, i cili mendohet se me eksperiencën e tij do i bënte punë skuadrës strugane në debutimin e saj në elitën e futbollit maqedonas. Një rikthim te Flamurtari shikohet i vështirë për Pollozhanin, që tashmë duhet të vendosë në lidhje me të ardhmen e  tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online