Avdijaj “shtegton” në Zvicër, skuadra holandeze nuk ia fal “prapësitë”

0

Donis Avdijaj është shumë pranë largimit nga klubi i Vilem II, ku luan prej dy sezonesh. Drejtuesit e klubit holandez kanë vendosur ta shesin lojtarin për shkak të sjelljes problematike të 22-vjeçarit.

Sipas medies zvicerane “Blick”, destinacioni i ardhshëm i 22-vjeçarit do të jetë Lucerna. Merkato në kampionatin zviceran mbyllet ditën e premte dhe përfaqësuesit e Lucernës po mundohen të mbyllen sa më shpejt negociatat me palën holandeze.

Avdijaj ka qenë një ndër lojtarët kyç të skuadrës së Vilem II për gjysmën e parë të sezonit, por holandezët u kujdesën që të merrnin masa për largimin e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, duke huazuar për një vit e gjysmë nga Olimpiakosi sulmuesin me origjinë shqiptare Mario Vrushaj, i cili ka bindur në ndeshjet e tij të para në “Eredivisie”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg