Luftë e hapur, Duka zbulon e-mailin misterioz

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka qenë i ftuar në emisionin “I ftuari” në “A2 News”, ku i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me zgjedhjen e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Vëmendjen më të madhe e mori një e-mail anonim që ka mbërritur në adresën e tij “Yahoo”, një mesazh anonim që ka mbërritur edhe dy vite më parë. Në fjalën e tij, Duka u shpreh:

MBËSHTETJA – “Nuk më ka mbështetur dhe Zvicra, pasi mendonte që përfaqësues në Organin Drejtuese të UEFA-s nga rajoni jonë janë shumë dhe kalojnë balancat nga kjo pjesë e Evropës. Ajo që ka ndryshuar me dy vite më parë, janë mbështetja e vendeve nordike dhe Britania e Madhe, të cilët më kanë mbështetur me 100%”.

MESAZHI ANONIM – “Po, e konfirmoj e-mailin anonim, të cilin unë e kam në një adresë “Yahoo”. Më kanë dërguar edhe para dy vitesh, edhe sivjet të njëjtin mesazh dhe ndryshimi i vetëm ishte një anglishte pak më e përmirësuar. Nuk mund ta di se kush e ka dërguar, pasi nuk kam marrë përsipër të bëj investigime dhe nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë. Është një dërgues që nuk ka emër dhe i është drejtuar të gjitha Federatave Evropiane.

ÇFARË SHKRUHEJ – “Në atë e-mail shkruhej që nuk duhet ta votoni Dukën, nuk duhet të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, për arsye se është njeri i korruptuar, ka bërë shumë dëme në futbollin shqiptar, ku di unë… Një nga akuzat tjera është se i ka hequr rrogën një muaj administratës së Federatës (qesh), ka ndikuar në deformimin e rezultatit të Shqipërisë për pjesëmarrjen në “Euro2016” sepse Shqipëria nuk e meritonte”,- tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online