Atalanta zyrtarizon blerjen e re, “kërcënohet” Gjimshiti

0

Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit nuk ka qenë dhe shumë aktive në këtë merkato janari, teksa transferimet e bergamaskëve kanë qenë me pikatore. Ditën e sotme, është prezantuar blerja e parë e kësaj merkatoje.

Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, Roxher Ibanjez, i cili u ble nga Fluminense. Për mbrojtësin brazilian u shpenzuan 4 milionë euro. 20-vjeçari, shihet si një ndër talentet më premtues në Brazil dhe tashmë kërcënon pozitat e mbrojtësit të kombëtares sonë, Berat Gjimshitit.

“Është një aventurë e re për mua dhe një mundësi e mirë për karrierën time, kështu që shpresoj të jap më të mirën për ekipin. Mendoj se mund të përshtatem shumë shpejt. Kam parë dhe qytetin dhe më pëlqen shumë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.