Forma fantastike e Kualjarelës, 36-vjeçari merr shpërblimin madhor

Forma e treguar nga Fabio Kualjarela këtë sezon është diçka që ka habitur çdokënd në Itali, teksa në moshën 36-vjeçare (brenda dy ditësh do t’i mbushë), është në krye të golashënuesve të Serie A. 16 gola të shënuar në 21 javë, duke lënë pas emra si Kristiano Ronaldo, Mauro Ikardi, apo Çiro Imobile.

Forma e treguar prej napolitanit ka bërë që në Itali të ngrihen shumë diskutime për faktin se Kualjarela e meriton rikthimin në kombëtare. Italia do të nisë kualifikueset e EURO 2020 në muajin mars dhe lista me lojtarët që do të grumbullohen po përgatitet.

Pikërisht në lidhje me këtë temë, ditën e sotme, mediat më të mëdha sportive në Itali kanë raportuar se sulmuesi i Sampdorias, do të rikthehet në kombëtare, ku ka që në vitin 2012 që nuk luan asnjë minutë me fanellën e axurrëve. Është një shans, të cilin Kualjarela, padyshim e meritonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online