VIDEO | Debutim ëndrrash, “pistoleta” Piatek 2 “plumba” për 27 minuta

Kristof Piatek debuton me Milanin si titullar dhe polakut i mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shënuar golin e pare me fanellën kuqezi, ndërsa në minutën e 27-të shnoi golin e dytë. Aktualisht, po luhet ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku Milani ka përballë Napolin.

Në minutën e 10-të “pistoleta”, u tregua i vëmendshëm, teksa përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Napolit pas një topi të gjatë të Laksalt dhe i vetëm përballë Meret u tregua perfekt, duke çuar “San Siron” në festë.

Gjithsesi, polaku nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 27-të shënoi një tjetër gol, akoma më fantastik se goli i parë, duke shpalosur të gjithë aftësitë e tij individuale. Debutim më të mirë as vetë Piatek nuk mund ta kishte ëndërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online