Artan Bano i qartë: Zgjedhjet e futën në ngërç futbollin, do ketë krizë!

0

Klubet e Kategorisë së Parë, por edhe të së Dytës, në shumicë menaxhohen nga bashkitë. Edhe kur këto të fundit kanë funksionuar normalisht, problemet financiare kanë qenë prezente për shkak të procedurave burokratike në miratimin dhe lëvrimin e fondeve. Herë-herë edhe llogaritë janë bërë gabim.

Këtë verë situata është tjetër dhe për shkak të ngërçit politik në vend, një pjesë e mirë e klubeve do të kenë probleme.  Artan Bano, trajneri i Shkumbinit, deklaron se kjo situatë do ta dëmtojë shumë futbollin shqiptar dhe garën në Kategorinë e Parë.

“Rreth 80% e kryetarëve të bashkive janë edhe presidentë të skuadrave në qytetet e tyre, ndërkohë  që ende nuk dihet kur do certifikohen pas 30 qershorit. Në këtë periudhë hidhen themelet e sezonit, por është krijuar një situatë e nderë dhe shumë e paqartë. Trajnerë dhe lojtarë kanë filluar të braktisin skuadrat, ndaj kjo mendoj se do ketë efekte negative në gjithë futbollin tonë”, theksoi Bano për Sportekspres.com.

Ai konfirmon qëndrimin te Shkumbini, por kjo pritje nuk e ndihmon skuadrën: “Në Peqin ka njerëz dashamirës me futbollin, por e shoh të vështirë e të paqartë situatën. Kjo përderisa në aspektin politik ka shumë burokraci që i certifikon të zgjedhurit e rinj. Ne duhet të kishim filluar punën për sezonin e ri dhe ky është ngërçi. Shembull i keq i kësaj situate është Vllaznia, çka tregon se futbolli do hyjë në krizë nga kjo situatë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.