Arsenali heq dorë, Ozil pranë kalimit në Itali

0

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali. Mesfushori gjerman, i cili u transferua në klubin anglez në vitin 2013, ka pësuar një dëmtim, që do e mbajë rreth dy muaj larg fushave. “Topçinjtë” janë lodhur nga paraqitjet e 30-vjeçarit, i cili lundron prej vitesh mes shkëlqimit, por dhe paraqitjeve tepër të dobëta në momente të caktuara.

Klasi i tij nuk diskutohet, por vazhdimësia është një problem i vjetër për Ozil. Siç raporton “The Sun”, e ardhmja e organizatorit mund të jetë Serie A, konkretisht Interi. Arsenali kërkon 28 milionë euro për kartonin e lojtarit, të cilit i skadon kontrata me ekipin londinez në vitin 2021.

Mutlu Ozil, menaxheri dhe vëllai i lojtarit, ka programuar një takim në Itali me drejtuesit e klubit zikaltër dhe palët mund të arrijnë marrëveshjen mes tyre, me objektivin për të transferuar Ozilin në Itali që në muajin janar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.