Arsenal “gjen” zëvendësuesin e Holding në Londër

Merkato nuk ka ardhur akoma por te Arsenali nuk duan t’i lënë fatit asgjë në dorë. Klubi nga Londra kërkon rikthimin në katër më të mirat, objektiv ky shumë i vështirë për t’u realizuar me lojtarët aktual. Reparti ku topçinjtë  kanë shumë probleme, është ai i mbrojtjes.

Qendërmbrojtësi anglez Rob Holding ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi dhe drejtuesit po kërkojnë të gjejnë zëvëndësuesin. Bëhet fjalë për Kehill,  i cili aktualisht luan në anën tjetër të londrës, me Çelsin. Rreth largimit të Kehill, është pyetur trajneri i Çelsit Sarri,i cili shprehet : “Mua më nevojiten lojtarë të mirë taktikisht. Unë e respektoj shumë atë por kam në dispozicion lojtarë më të mirë”.

Transferimi i Kehill tek Arsenali mund të kryhet por për të parë se çfarë do ndodhë na duhet të presim deri në janar. Anglezi është pjesë e Çelsit që në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *