“Alvesh kthehet, ka çështje Torasa. Dua përgjigje nga Këshilli, nuk vazhdohet më!”

0

Sinan Idrizi ka dalë sot para mediave dhe ka folur për situatën në klubin vlonjat. Fillimisht ai komentoi largimet e bëra nga skuadra, duke treguar se me Albi Allën u arrit një marrëveshje dhe palët shtrënguan duart. Administratori i vlonjatëve lë dyert hapur për mbrojtësin.

“Me Albin kemi biseduar para 20 ditësh, kishte një ofertë të mirë dhe folëm si miq. Nuk biseduam si punëdhënës-punëmarrës. Kam qenë unë ai që i kam thënë, që me këto kushte dhe këtë pagë, të shkojë sa më shpejt atje. Sigurisht për klubin do të ishte një minus i madh, por vendosa të kem primare atë që përfaqëson Albi Alla. Ka qenë një futbollist korrekt dhe shpresoj që pas kësaj kontratë të rikthehet në Vlorë. Unë i uroj suksese dhe pres ngjitjet e tij”, deklaron Idrizi, i cili më tej tregon situatën e krijuar me argjentinasin.

“Me Torasën ka një çështje. Ai ka qenë shumë korrekt në të gjithë aspektet. Klubi ka qenë pjesërisht jo korrekt me të. Në momentin që kërkohet një bashkëpunim i një lloji tjetër, bëhet shantazh dhe klubi me anë të një avokati do e padisë. Është rasti i dytë ose i tretë që na bëhet shantazh. Ditët e fundit Torasa vendosi të largohej. Nuk kemi mirëkuptim në largim, shpresoj të zgjidhim. E përsëris, Albi është histori tjetër, Torasa tjetër. Unë e kuptoj arsyen ekonomike, që të shkosh në një klub ku merr 30 mijë euro pagë në muaj, dhe është krejt normale. Mund të ishim ndarë edhe në një mënyrë tjetër”, shtoi Idrizi.

ALVESH – “Kam  një marrëveshje me Encon Danilo Alvesh. Danilo është realisht në Kazakistan, në një vend ku nuk ka det. Jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehet në Vlorë. E merr malli shumë shpejt për Vlorën dhe e di shumë mirë këtë (qesh.) E kuptoj mirë, nuk dua të hyj në batuta. E pres dhe e dua shumë”, shprehet Idrizi.

SITUATA NË EKIP DHE KLUB – Më tej Idrizi foli për situatën në klub dhe pret një përgjigje nga Këhsilli Bashkiak në lidhje me pagesat që kompanitë turke që amdinistrojnë Flamurtarin kanë bërë për borxhet e prapambetura. Ai flet edhe për largimet që ndodhën në janar e së fundmi.

“Largimet? Nuk e di, nuk do doja të ndodhnin. Përgjegjësia së pari bie mbi mua, pro edhe te këta që janë pronarët e Flamurtarit: qytetarët e Këshillit Bashkiak. Minimumi të shkruajnë një letër dhe të thonë e morëm dhe kemi këtë përgjigje. E kam thënë shpesh, më vjen keq për gjithçka ndodh dhe do të më duhet të gjej mënyra të tjera. Nëse Këshilli Bashkiak nuk gjen kohë të na kthejë përgjigje, nuk e kuptoj ç‘ndodh. Flitet për komisione, por nuk na sjellin përgjigje. Nuk dua financim nga Këshilli Bashkiak.

Kërkesa e Flamurtarit dorëzuar në Bashkinë e Vlorës

Unë kam bërë disa investime, le të mos i njohin, por për arsye procedurale të kthejnë një përgjigje. Më thoni ku është ligji për privatizimin, se dëgjoj nëpër emisione. Dua të gjej të drejtën time. E kam thënë, hajde ta bëjmë sportin privat. Të gjitha këto bëhen në dëm të sportit. Për respekt të fanellës mundohem të përdor burimet e mia për të mbajtur ekipin, pasi për dy kompanitë ata nuk kthejnë përgjigje.

Kemi dy kompani që financojnë. Kemi edhe një marrëdhënie që na kanë thënë se borxhet e prapambetura janë të tyret. Nuk i dua paratë, nuk më intereson çfarë ka ndodhur më parë. Këto para që kam kaluar, në biznes planin tim nuk duhet të ishin. Është një zinxhir që duhet pikëzuar. Nuk kërkoj lekë, kërkoj përgjigje për pagesat që bëra. Kjo histori duhet mbyllur. Është e pamundur me këto kushte që të vazhdoj me këtë sistem. Kemi ardhur këtu të rindërtojmë një ekip, pasi të jetë ndërtuar klubi së pari. Dua të bëj klub, por është e palogjikshme të vazhdohet kështu. Tani i themi stop.

Dështimi më i madh, e kam thënë, është akademia e Flamurtarit. Kemi dështuar me vlonjatët. Më lumturojnë që janë 5-6 lojtarë, të cilët do bëjnë surprizën. Jam i lumtur nëse këta djem do respektojnë fanellën e qytetit. Largimet kanë qenë jo të dëshiruara, por e mira është se u hapet rrugë këtyre djemve”, përfundoi Idrizi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.