Vendimi i çuditshëm: Nderuan Sala, gjobitet klubi i Nantes!

0

Fati tragjik i Emiliano Salas trishtoi gjithë botën e futbollit dhe miliona tifozë. Të shumta ishin nderimet që u bënë për sulmuesin e pafat, i cili sapo ishte transferuar nga Nanta tek ekipi i Kardifit.

Tifozët e ekipit francez vendosën t’i dhuronin një koreografi fantastike argjentinasit në ndeshjen shtëpiake të 30 janarit kundër Seint Etienit. Emocione të mëdha në stadium, aty ku i madh e i vogël lotonte për zhdukjen e ish-bomberit të tyre.

Megjithatë, rregullorja është një “fe” në Francë dhe klubi i Nantës është gjobitur për sjelljen e tifozëve të saj. Komisioni i Disiplinës ka gjobitur me 16.500 euro klubin francez për përdorimin e materialëve piroteknike dhe hedhjen e objekteve në fushën e blertë nga ana e ultrasve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.