Aliti është i paprekshëm, Kalmari refuzon ofertat e ekipit turk

0

Fidan Aliti u transferua nga Skënderbeu te Kalmari në Suedi dhe në 13 ndeshje deri më tani me klubin suedez, ka shënuar një gol dhe ka bërë paraqitje shumë të mira. Ndeshjet e mbrojtësit të Kosovës kanë bërë që të tërheqë interes nga disa ekipe dhe një nga ta, është dhe ekipi turk, Goztepe.

Siç raportojnë mediat turke, klubi i Goztepes është interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit, por Kalmari nuk ka ndërmend ta lërë të lirë, për më tepër që kampionati në Suedi është në mes dhe Aliti është në planet e trajnerit.

Mësohet se Goztepe ka qenë gati edhe të paguajë klauzolën e mbrojtësit dardan, por ky i fundit nuk ka ndërmend të lëvizë. Aliti po kalon një periudhë të shkëlqyer në Suedi dhe jo më kot ofertat për të kanë qenë prezente.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.