Alaba drejt Barçës? Në Gjermani i japin fund thashethemeve

0

Në Spanjë po flasin për ditësh për një interesim të Barcelonës për mbrojtësin e Bajernit David Alaba. Austriaku është ndër ato mbrojtës që çdo trajner do të donte ta kishte në dispozicion, por për fatin e keq të Ernesto Valverdes transferimi është i pamundur.

27-vjeçari ka dhe dy vite të mbetura në kontratë dhe te Bajerni nuk kanë ndërmend të shesin, të paktën jo këtë merkato vere. Alaba shikohet si titullari i padiskutueshëm te bavarezët, ndërsa blerja rekord Lukas Hernandez do të luajë vetëm në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar vendin e Alabës.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane bild, që ndër të tjera ka zbuluar se kontakti midis Barçës dhe lojtarit filloi nga kompania që menaxhon austriakun dhe jo nga klubi katalanas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.