Ajaksi nuk humbet kohë, gjen zëvendësuesin e De Ligt!

Matijs De Ligt dhe kalimi i tij te Juventus duket vetëm çështje kohe. Nga ana tjetër, Ajaksi duket se nuk kërkon të humbasë kohë, me harkëtarët që kanë gjetur zëvendësuesin.

Sipas raportimeve në mediat holandeze, Edson Alvarez do të jetë zëvendëesi i 19-vjeçarit. Meksikani luan për Klub Amerikan, ndërsa aktualisht është i impenjuar me kombëtaren në “Gold Cup”.

Kontaktet e para me 21-vjeçarin duken se kanë nisur, me Ajaksin që duket gati të kënaqë nga ana financiare si klubin meksikan, po ashtu edhe Alvarez, për ta bindur këtë të fundit për kalimin në Amsterdam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *