50 vite Curva Sud, tifozët e Milanit emocionohen nga “mjelma e Utrehtit”

0

Tifozët e Milanit kanë festuar suksese të mëdha dhe kanë shijuar futbollistë të mrekullueshëm të luajnë me ngjyrat kuqezi. E vështirë të zgjedhësh mes më të mirëve, por një emër mbetet i paharrueshëm.

Nëse shqiptohet fjala Marko Van Basten, një milanist (sidomos më të vjetrit) do të fillojë të lotojë. Nga emocionet unike që u ka dhuruar sulmuesi holandez, por më shumë për fatin e tij të trishtë. “Mjelma e Utrehtit” fitoi gjithçka me ekipin e “Djallit”, ishte ylli i skuadrës më të fortë të historisë së futbollit, fitoi 3 “Topa të Artë”, ndërsa u tërhoq nga futbolli në moshën 29-vjeçare.

Ai ishte një futbollist i mrekullueshëm, elegant si askush, goleador i frikshëm dhe një kënaqësi për sytë e tifozit ta shihje duke luajtur, pavarësisht ngjyrave që mbante mbi supe. Me pak fjalë, sulmuesi ideal. Por, të gjithë heronjtë kanë një pikë të dobët dhe holandezi kishte kaviljen. Operacione të shumta, si pasojë e ndërhyrjeve të ashpra për t’i dhënë fund me datë 17 gusht të vitit 1995.

Një datë e zezë për tifozët milanistë, të cilët akoma vajtojnë tërheqjen e parakohshme të Van Bastenit. “E mbylli në moshën 29vjeçare në kulmin e karrierës. Imagjino çfarë mund t’i kishte dhuruar akoma Milanit, Holandës dhe futbollit nëse vazhdonte”, pyesin prej vitesh kuqezinjtë. Në ditën e lamtumirës ai arriti të bënte të lotonte dhe një të “pashpirt” si Fabio Kapelo…

Gjatë ditës së djeshme, “Curva Sud” e kuqezinjve ka festuar 50-vjetorin e krijimit dhe MVB ka vendosur t’i bëjë një surprizë gjithë tifozëve të Milanit. Ashtu si ata, edhe ai nuk i harron kurrë. 54-vjeçari ka postuar një video urimi në rrjetet sociale, duke uruar gjithë popullin milanist.

Përshëndetje djema. Ju dërgoj urimet më të mira për 50-vjetorin tuaj. “Curva Sud” dhe të gjithë tifozët e Milanit do u mbaj gjithmonë në zemrën time. Ju përqafoj të gjithëve, dhe gjithmonë Forca Milan”, uron Marko Van Basten.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.