VIDEO | Specialist në Kupë, Cikalleshi gjen sërish golin

Gëztepe ka hedhur një hap drejt kualifikimit në raundin final të Kupës së Turqisë. Ndeshja e vlefshme për 1/16-at e kupës, që skuadra e Sokol Cikalleshit zhvilloi kundër Nazilispor u mbyll me rezultatin 0-3. Sikurse edhe kuptohet, Gëztepe duhet të luajë formalisht ndeshjen e kthimit pas dy javësh.

Sulmuesi kavajas ishte protagonist në fitoren e sotme, teksa në minutën e 12-të të takimit gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e tij. Ishte goli i parë i takimit, që u shoqërua më pas edhe nga dy të tjerë të realizuar nga Karakabak (autogol) dhe Akbunar.

Për Cikalleshin ishte goli i dytë në Kupën e Turqisë, ndërkohë që në takimin e sotëm ai luajti 75 minuta. Në kampionat ende nuk e ka provuar shijen e golit me fanellën e Gëztepe. Deri më tani sulmuesi ka luajtur në gjashtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online