Zyrtare | Zhegrova largohet nga Genku, transferohet te “gjiganti” zviceran

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova është larguar nga skuadra e Genkut. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës lë kampionatin belg për të provuar një eksperiencë të re te skuadra zvicerane e Bazelit.

Në një njoftimin e bërë nga klubi belg, njoftohet se 19-vjeçari është huazuar për një sezon e gjysmë te Bazeli, dhe se në marrëveshjen midis dy klubeve ekziston një opsion për blerjen përfundimtare të kartonit të lojtarit.

Gjatë pjesës së parë të sezonit, aktivizimet e Zhegrovës me Genkun ishin të pakta. Sulmuesi mëngjarash u aktivizua në vetëm shtatë takime, shumica prej të cilëve nga stoli i rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *