Që Roma është në kaos total, këtë e dinim prej kohësh, por që klubi t’u dhurojë rivalëve të Serisë A lojtarët më të mirë, kjo quhet vetëvrasje.
Sot Roma ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Kostas Manolas te Napoli, për 36 milionë euro.
Manolas ceduto a titolo definitivo al Napoli.
Ciao Kostas, grazie per questi 5 anni in giallorosso ?#ASRoma pic.twitter.com/FdJvBX6LbE— AS Roma (@OfficialASRoma) June 30, 2019
Manolas, te Roma prej verës 2014, luajti 206 ndeshje si verdhekuq, duke qenë një ndër futbollistët më të kërkuar në treg, ndaj çmimi i paguar për të duket shumë i ulët.
Ndërkaq, Napoli blindon qendrën e mbrojtjes dhe i jep Romës mesfushorin Amadou Diawara, duke e vlerësuar 21 milionë euro, shifër e jashtëzakonshme për një lojtar që luajti vetëm 660 minuta kampionatin e fundit, por gjithsesi bëhet fjalë për një futbollist vetëm 21 vjeç dhe me të dhëna të mira.