Zyrtare: Dorëhiqet Gatuzo, Gazidis jep deklaratën befasuese

Tashmë gjithçka është zyrtare: Xhenaro Gatuzo nuk do të jetë më trajner i Milanit. Strategu italian është larguar nga drejtuesit e “Djallit” dhe dështimi për t’u kualifikuar në Champions League këtë sezon, duket se i ka kushtuar pankinën trajnerit italian. Vetë faqja zyrtare e klubit kuqezi konfirmoi se bashkëpunimi me Gatuzon ka mbaruar dhe kanë vazhduar kërkimet për një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, ku janë projektuar dhe shumë ndryshime të tjera.

Siç raporton dhe faqja zyrtare e klubit, dy palët kanë prishur kontratën me marrëveshje. Gatuzo ka hequr dorë dhe nga 2 vite pagë, duke treguar dhe njëherë tjetër se klubi i Milanit është mbi interesa personalë.

“Kam pasur privilegjin që të njoh Rino Gatuzon në gjashtë muajt e fundit. Ai ka dhënë gjithçka për klubin këtë sezon, ka punuar pa u lodhur, ka marrë gjithmonë përgjegjësitë mbi supet e tij, ka vënë klubin mbi interesat personal. Dua t’i them se e falënderoj nga thellësia e zemrës”, u shpreh Gazidis për Gatuzon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *