Sokol Cikalleshi rikthehet të luajë në Superligën turke. Sulmuesi kavajas është zyrtarizuar pak momente më parë nga skuadra e Gëztepes. Futbollisti i kombëtares tonë është huazuar për një sezon te klubi nga qyteti i Izmirit.
Në njoftimin në faqen zyrtare të Gëztepes nuk jepen detaje të tjera mbi këtë huazim. Me këtë transferim numri i skuadrave turke në “CV”-në e Cikalleshti shkon në katër pas eksperiencave të kaluara te Bashakshehir, Akhisar dhe së fundmi Osmanlispor.
Futbollisti 28-vjeçar ka mundësinë të tregojë përsëri se sa vlen në elitën e futbollit turk, por përgjegjësia mbi të kësaj radhe është akoma më e madhe, pasi Gëztepe është një ekip me financa të shëndosha që synon të renditjen në vendet që të sigurojnë një biletë në kompeticionet evropiane.
#Transfer: Sokol Cikalleshi Göztepe'mizdehttps://t.co/ndoSg9hMKy#Göztepe pic.twitter.com/9l0rILiXbP
— Göztepe Spor Kulübü (@Goztepe) August 29, 2018