Donis Avdijaj është prezantuar si lojtari më i ri Trabzonsporit. Sulmuesit të dalë nga akademia e Shalkes iu ndërpre kontrata me holandezët e Vilem II në muajin janar për shkak të disa shkeljeve disiplinore. Pas pushimeve që zgjatën më shumë se 6 muaj, Avdijaj do tentojë të bëjë kthesën në kampionatin turk.
Kontrata e nënshkruar midis palëve është shumë e veçantë. 22-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, ku klubi ka një opsion rinovimi për tri vite të tjera, klauzolë kjo që do të aktivizohet nëse Avdijaj do ia dalë të bindë me paraqitjet e tij.
Donis Avdijaj ve Ahmet Baha Bilgin ile sözle?me imzalad?k
Detaylar ? https://t.co/iQqs7qIuH4 pic.twitter.com/767LLoKEic
— Trabzonspor (@Trabzonspor) July 8, 2019
Firma me ekipin turk është një lajm shumë i mirë dhe për trajnerin e Kosovës Bernard Shaland. Avdijaj është një ndër lojtarët e preferuar të zviceranit, por mbetja pa ekip e të riut shqiptar e bëri të pajustifikueshëm rikthimin e tij në grumbullimet e përfaqësueses.