Zinedin Zidan e ka thënë publikisht: Marko Asensio nuk do të largohet nga Reali i Madridit. Flitej shumë se trajneri francez dhe ylli spanjoll nuk kanë relata të mira me njëri-tjetrin, por vetë trajneri i Realit ka mohuar gjithçka.
I pyetur nëse Asensio dhe Bejl do të largohen, Zidan nuk ngurroi të thotë publikisht se e ardhmja e Asensios është vetëm të “Los Blancos”, ndërsa për Bejl nuk pati asnjë koment. Nurmi 20 i “Galaktikëve” bëri një sezon të shkëlqyer vitin e shkuar, por në këtë sezon aktual, ka qenë shumë larg potencialit të tij.
Megjithatë, Zidan është i bindur se Asensio do të jetë lojtari kyç i Realit të Madridit në sezonin e ardhshëm, ndërsa për Bejl, me shumë gjasa do të rikthehet në Premier Ligë, ku po flitet për një shkëmbim të bujshëm mes tij dhe Kristian Eriksen.