Zizu ka dalë për herë të parë përpara mediave që nga rikthimi i tij në krye të pankinës dhe ka folur për disa tema. Trajneri gjithashtu, u pyet edhe për Kristiano Ronaldon dhe për një rikthim të mundshëm të tij në “Santiago Bernabeu”, ku përgjigja e tij ishte e qartë.
RIKTHIMI – “Ambicia ime dhe ajo që kam brenda për këtë klub nuk do ta heq kurrë. Iluzioni që kam për të stërvitur këtë klub nuk ma heq dot askush. Do të bëj gjithçka që ekipi të rikthehet të bëjë mirë.”
SEZONI – “Besoj se klubi ka nevojë për një ndryshim, pas kaq shumë sukseseve. Pas 8 muajsh, kam dëshirë të kthehem të bëj punën time. Kam luajtur dhe fituar me këtë fanellë, nuk i harroj triumfet, por edhe gabimet që kam bërë. Kemi edhe 11 ndeshje në kampionat dhe duam ta mbyllim mirë sezonin”.
LARGIMI – “Ishte e nevojshme të largohesha. Mendova se ishte më e drejtë ashtu, pas dy vitesh e gjysmë fitoresh. Më kanë kërkuar ekipe të tjera, por kam refuzuar. Doja të kthehesha te Reali. Kur presidenti më telefonoi, nuk mund të refuzoja. Nuk jam i lumtur për mënyrën si kanë shkuar gjërat, e vetmja gjë që duhet bërë tani është të kuptojmë çfarë u mungon lojtarëve për të bërë mirë”.
RIKTHIMI I RONALDOS – “Nuk është momenti të flasim për Kristiano Ronaldon, e dini mirë çfarë ka bërë ai për këtë klub, është në histori dhe këtë nuk e ndryshon askush. Megjithatë, nuk është momenti për të folur për këto gjëra, nuk po mendoj për merkaton”.
LOPETEGUI E SOLARI – “Edhe kur isha unë gabuam në kampionat e kupë, nuk është se ata kanë gabuar më shumë. Nuk fajësohet askush, duhet të shohim përpara”.