Zidan nuk heq dorë nga Eriksen, Totenhemi gjen zgjidhjen te “miniera” Ajaks

0

Fundi i sezonit po afron dhe së bashku me të afrohet dhe merkatoja verës. Spekulimet kanë nisur që tani dhe ndër klubet që pritet të jetë më aktiv është Reali i Madridit. Klubi “Los Blancos” është përfolur për shumë lojtarë, si Hazard, Pogba apo dhe Eriksen.

Pikërisht për këtë të fundit, duket se ka lëvizje të reja dhe madrilenët duken gjithnjë e më pranë danezit. Kjo është edhe arsyeja që Totenhemi ka nisur kontaktet për Doni Van De Bek, fenomenin holandez që po mahnit me Ajaksin.
“Gjelat” kanë bërë gati 45 milionë sterlina, një ofertë që do të tundonte jo pak “Harkëtarët”. Një skenar i tillë duket shumë i mundshëm, me Eriksen që niset drejt Madridit dhe Van De Bek, i cili bën gati valixhet për në Londër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.