Zhang: Konte një ndër më të mirët, Interin e rikthejmë në majën e Botës!

0

Interi bëri një lëvizje të madhe mëngjesin e sotëm, teksa zyrtarizoi si trajner të ri Antonio Konten, si për të treguar që ambiciet e zikaltërve janë të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Pikërisht kreu i klubit nga Milano, Stiven Zhang foli për faqen zyrtare të klubit, ku tha disa fjalë për trajnerin e ri. Sipas presidentit Konte është një ndër trajnerët më të mirë aktual si dhe shtoi se objektivi i klubit për t’u kthyer në majën e Botës përsëri do të përmbushet.

“Jam i sigurt që Antonio Konte është një ndër trajnerët më të mirë aktual. Jam i sigurt që do të na ndihmojë të arrijmë objektivat tonë dhe të përmbushim misionin tonë, që ka qenë gjithmonë i njëjtë: Ta bëjmë këtë klub më të mirin në Botë përsëri!”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.